TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 17:22

Jeta e luksit nxjerr zbuluar shqiptarin, policia italiane i sekuestron kokainë dhe 40 mijë euro cash

Shkruar nga Pamfleti

Jeta e luksit nxjerr zbuluar shqiptarin, policia italiane i sekuestron

Policia italiane ka sekuestruar mbi 200 gramë kokainë dhe 40 mijë euro cash pas kontrollit brenda një shtëpie në lagjen Valmaura të Triestes.

Ajo që i vuri në dyshim efektivët ishte niveli i jetesës së 22-vjeçarit shqiptar pa leje qëndrimi, dukshëm më i lartë se aktiviteti i tij i punës.

Kështu, kontrolli ka çuar në zbulimin e parave brenda një qese, ndërsa në pjesë të tjera të banesës u gjetën një copë kokainë rreth 212 gramë, 8 paketime të vogla të së njëjtës lëndë, 4 tableta ekstazi, 2 peshore elektronike dhe celular.

Gjatë kontrollit në makinën e të riut u gjetën edhe sekuestruan 200 euro të tjera cash. Shqiptari u arrestua për posedim dhe shpërndarje droge.

polici itali sekuestrim droge

Lini një Përgjigje