
Është publikuar video e sulmit me tritol në Kamëz. Në të duket qartë momenti se si autori me kapele del nga makina hedh lëndën plasëse pranë lokalit në Kamëz, ndërsa dikush tjetër e pret në makinë. Pasi e vendos lëndën plasëse, autori kthehet sërish në makinë dhe largohen me shpejtës
Kujtojmë se sipas Policisë së Shtetit, një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu rreth orës 04:25, në ambientet e jashtme të një lokali, që ishte marrë me qira nga një 24 vjeçar.
Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar fasadën e lokalit si dhe theu disa xhama të bizneseve pranë. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga kjo ngjarje, teksa policia po mbledh provat për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese. Pronari i lokalit, O.M. është marrë në pyetje nga grupi hetimore për të parë nëse ka konflikte të tjera.
Lini një Përgjigje