TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 13:16

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari në Berat

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe si pjesë e një organizate kriminale, është kapur në Berat dhe është vënë në pranga.

Kristi Greku ka qenë i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për këto vepra penale të kryera në shtetin belg, dënim të cilin pritet ta shlyej në burgun shqiptar.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të  Përgjithshëm Tiranë ka konvertuar dënimin e vendosur nga Gjykata e Belgjikës, për këtë shtetas, dhe e ka dënuar atë, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal shqiptar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftim.

berat 34-vjeçari

Lini një Përgjigje