TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2023, 16:45

Në gjendje të rëndë pas tentativës për vetëvrasje në qendrën e dëbimeve në Britani, ndërron jetë i riu shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Në gjendje të rëndë pas tentativës për

37-vjeçari shqiptar në Britani, i cili rreth një javë më parë kishte tentuar të vriste veten ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme.

Sipas “The Guardian”, e cila citon burimet nga ‘Home Office’ për vdekjen e të riut shqiptar kanë nisur tre hetime.

I riu i cili humbi jetën në spital ditën e djeshme,  kishte tentuar të vriste veten një javë më parë në qendrën e largimit të emigracionit Brook House pranë aeroportit Gatwick dhe më pas u dërgua në spitalin East Surrey, ku qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv.

Ndërkohë, sot Zyra e Brendshme konfirmoi vdekjen e 37-vjeçarit. Policia, mjeku ligjor dhe avokati i popullit të burgjeve dhe provës kanë nisur hetimet.

Kujtojmë se, një protestë u organizua në Brook House, kryesisht nga shqiptarë pas përpjekjes së 37-vjeçarit për të vrarë veten dhe tentativës për vetëvrasje të një shqiptari të dytë.

Një shqiptar i pranishëm në protestë tha se dy personat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer ata në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në Mbretërinë e Bashkuar sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë; ne jemi njerëz”, u shpreh ai.

vetevrasje shqiptari britani

Lini një Përgjigje