TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 14:48

I vunë flakën 3 makinave në Vlorë, autorët rezultojnë me precedentë penalë

Shkruar nga Pamfleti

I vunë flakën 3 makinave në Vlorë, autorët

Julian Çobo, Kreshnik Yzeiri dhe Elton Lushaj, tre personat e përfshirë në djegien e automjeteve në Vlorë rezultojnë me precedentë penalë.

Burime nga policia e Vlorës konfirmojnë se dy të arrestuarit, Çobo dhe Yzeiri dhe Lushaj i shpallur në kërkim janë emra të njohur për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, sipas policisë një nga pistat që po hetohet është ngatërresa e mjetit.

Elton Lushaj i dyshuar si porositësi, personi i shpallur në kërkim, ka dhënë porosi për djegien e një automjeti ngjyrë të kuqe që ishte parkuar në lagjen Pavarësia në një vendndodhje fikse të dhënë prej tij.

Autori ka shkuar teksa në vendngjarje kanë qenë dy automjete thuajse të njëjta. Autori i ka vendosur flakën njërës prej tyre ngjyrë të kuqe dhe më pas nga pakujdesia bidoni më benzinë ka marrë zjarr duke e hedhur dhe duke djegur edhe dy të tjera.

Këto si dëshmi i kanë dhënë vetë personat e arrestuar në flagrancë në komisariatin e Vlorës teksa kanë treguar edhe porositësin e kësaj ngjarje.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në lagjen ‘Pavarësia’. Dy nga makinat u dogjën pjesërisht dhe tjetra plotësisht.

Makinat i përkasin shtetasve Petref Koshena, Artur Hysi dhe Nerizan Hoxha.

makina vlore autore precedente penale

Lini një Përgjigje