TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 11:06

"Vajtën për të mbledhur qershi"/ Aksidenti me 5 viktima në Greqi, dalin fotot kush janë 2 të rinjtë shqiptarë që humbën jetën

Shkruar nga Pamfleti

"Vajtën për të mbledhur qershi"/ Aksidenti me 5 viktima

Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga aksidenti i rëndë në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptar. Dy prej tyre ishin të rinj dhe pjesëtarë të një familje.

Mësohet se në fotot më poshtë janë 19-vjeçari Ergin Peposhi dhe Ardit Peposhi vetëm 16-vjeç.

Të dy ata ishin pasagjerë në makinën që u përplas me kamionin, ndërsa mësohet se kishin shkuar në Greqi si punonjës sezonal për më shumë të ardhura.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Mediat greke raportojnë se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Sipas mediave në aksident vdiqën: shoferi Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

@focusonmoney100

Mthirrshe o Nojzooo????❤️ O na e kputet shpirtin o vlla????????

♬ original sound - lyrics.al79

aksidenti me 5 viktima në greqi dalin fotot e dy të rinjtë shqiptarë

Lini një Përgjigje