TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 09:15

Aksidenti tragjik në Greqi, identifikohen 5 shqiptarët që humbën jetën; mes tyre një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Greqi, identifikohen 5 shqiptarët që

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Greqi, ku humbën jetën 5 shqiptarë ndërsa janë zbardhur identitetet e viktimave. 

Bëhet me dije se viktimat janë identifikuar si: Shoferi, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50 vjeç, Ergin Peposhi 19 vjeç, Ardit Peposhi 16 vjeç, dhe Gazmen Brahaj 47 vjeç.

Viktimat po udhëtonin me një makinë tip "Benz" me targa AA 989 MU.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.

Viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi, dhe po shkonin në drejtim të Skydra të Malit të Zi.

Raportohet se për arsye ende të paqarta, makina ku po udhëtonin 5 shqiptarët ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, nga mjeti i shkatërruar u nxorën të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një 47-vjeçar.

Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

“Sot (18.07.2023) rreth orës 17:50, në unazën e Edessë-s, automjeti në të cilin ndodheshin 5 persona (shoferi dhe 4 pasagjerë), është përplasur me një kamion, i drejtuar nga një shtetas i zonës. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit dhe kanë vdekur 5  personat që ndodheshin në veturë. Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Edessë-s po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.

greqi aksident 5 shqiptare

Lini një Përgjigje