TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 20:46

Makina u shtyp totalisht/ Zjarrfikësit nxjerrin trupat e shqiptarëve që vdiqën tragjikisht në aksident, mediat greke flasin për 5 të rinj në moshë

Shkruar nga Pamfleti

Makina u shtyp totalisht/ Zjarrfikësit nxjerrin trupat e shqiptarëve

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Edessa të Greqisë, ku humbën jetën 5 shqiptarë.

Sipas mediave vendase, makina ku udhëtonin 5 shqiptarët, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion dhe për pasojë goditja ka qenë fatale. Makina ka përfunduar poshtë kamionit duke u shtypur tërësisht.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë nxjerrjen e trupave. Sipas mediave, pak më parë janë nxjerrë të pestë viktimat, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre. Megjithatë mediat flasin se janë 5 të rinj në moshë, të cilët dyshohet se kanë qenë punonjës sezonalë në zonë.

 

Lini një Përgjigje