
Tre vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës pasi kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare.
Sipas informacioneve, njërit prej vëllezërve i është komunikuar nga punonjësi i policisë se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij. Në këtë moment 45-vjeçari ka sulmuar së bashku me dy vëllezërit e tij punonjësin e Policisë Kufitare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 45 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër).
Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje