
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e tre makinave në Vlorë mëngjesin e sotëm, ndërsa është siguruar fotoja e autorit gjatë momentit që i vë flakën.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar.
Pasi ka vendosur zjarrin dyshohet se është dëmtuar edhe vetë gjatë momentit kur është larguar. Policia ende nuk ka një autor të dyshuar për zjarrvënien.
Ndërkohë në një prononcim për mediat, pronarët e makinave të djegura kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe nuk dyshojnë te askush.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i është vendos lëndë djegëse dhe me pas kanë marrë flakë. Ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak pasi ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.
Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit tek makinat dhe kanë shpëtuar dhe makina të tjera të parkuar në atë zonë. Policia ka marre në pyetje pronarët e mjeteve, ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë.
Lini një Përgjigje