
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.
Si rezultat i operacionit ‘Fake delivery’ u bë arrestimi i shtetasve E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe.
Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje