
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vaqarr, ku një automjet ka përplasur për vdekje një 22-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.
Mësohet se 22-vjeçari punonte shërbim delivery, për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servisë automjetesh.
Ndërkohë rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërkohë që policia dhe grupi hetimorë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje