TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2023, 13:32

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me barrierat anësore të rrugës; dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan ku një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rrugës duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij aksidenti me dy të plagosur.

Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe manovër të gabuar.

 

aksident te lenduar korce-pogradec

Lini një Përgjigje