TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2023, 10:13

Zbulohen parcela me drogë në Lezhë dhe Kurbin, asgjësohen 1061 rrënjë kanabisi

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen parcela me drogë në Lezhë dhe Kurbin, asgjësohen

Në vijim të kontrolleve të kryera në disa fshatra të thella në Lezhë, Mirëditë dhe Kurbin, policia ka gjetur dhe ka asgjësuar 1844 bimë kanabisi, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Sipas policisë mësohet se në fazën e 26-të të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, është bërë i mundur asgjësimi përmes djegies i 1844 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme të qarkut.

"Nga informacionet e policisë mësohet se bimët janë gjetur;

-Në rrethin Lezhë, janë gjetur në total 1061 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 njësi administrative, konkretisht 593 bimë u gjetën në fshatin Troshan të njësisë administrative Blinisht, ndërsa 468 bimë u gjetën në fshatrat Fregen dhe Rras i Butë të njësisë administrative Ungrej;

-Në rrethin Kurbin u gjetën të kultivuara në total 412 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, konkretisht 380 bimë u gjetën në fshatin Alk të njësisë administrative Fushë Kuqe, ndërsa 32 bimë u gjetën në fshatin Shkopet të njësisë administrative Milot.

Gjithashtu, në rrethin Mirditë, në njësinë administrative Kaçinar, në fshatin Shëngjergj, u gjetën të kultivuara 371 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale", njoftoi policia.

kurbin lezhe kanabis

Lini një Përgjigje