
Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugët e Lezhës.
Tre automjete u përfshinë në aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, ku një person është lënduar dhe është dërguar në spital.
Shkak për aksidentin e trefishtë mendohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej automjeteve dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Si pasojë, janë krijuar radhë të gjata trafiku në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.
Aksidenti i dytë u regjistrua në Tale ku një makinë doli nga rruga dhe sipas burimeve nuk rapotohet për të lënduar.
Lini një Përgjigje