TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2023, 17:49

Arrestohet 'skifteri' në Himarë, i vodhi kuletën me para e bizhuteri një qytetareje në mes të shëtitores

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet 'skifteri' në Himarë, i vodhi kuletën me

Një 41-vjeçar nga Fieri është vënë në prangat e policisë për vjedhje. 41-vjeçari i kishte vjedhur një shtetaseje në shëtitoren e Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë.

Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. 41-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

“Himarë/Prani e shtuar e shërbimeve në terren, për të parandaluar, për të konstatuar menjëherë dhe për të goditur paligjshmëritë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pocket”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

I vodhi një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari me precedent të mëparshëm për vepra të ndryshme penale.

Policia sekuestron shumën e parave dhe bizhuteritë e vjedhura.

I arrestuari, autor i dyshuar i një vjedhjeje tjetër të kryer më 23 qershor, në një banesë në Himarë.

Si rezultat i patrullimit të pandërprerë në terren, veprimeve të shpejta hetimore dhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale gjatë sezonit turistik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pocket”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. M., 41 vjeç, banues në Fier.

41-vjeçari, me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, u kap menjëherë pasi i kishte vjedhur një shtetaseje, në shëtitoren e qytetit të Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.

Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

 

arrestim himare vjedhje

Lini një Përgjigje