
Një 23-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi po planifikonin vjedhjen e një banese.
Arrestimi i tyre erdhi në kuadër të operacionit të koduar “Iniciativa”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u kap në flagrancë shtetasi me Angjelos Mehja, 23 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, Marenglen Ibrahimi, 44 vjeç.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”.
Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për të shkuar drejt banesës ku do të kryhej vjedhja, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë.
Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje