TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2023, 11:45

Vodhi 4 mln lekë në një banesë në Sarandë, arrestohet "skifteri" nga Vlora

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi 4 mln lekë në një banesë në Sarandë,

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për vjedhje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca” u arrestua Klevis Jashari alias Muçaj.

"31-vjeçari u arrestua menjëherë pasi kishte vjedhur në një banesë, rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme. Për këtë rast, Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardh dhe u dokumentua një vjedhje tjetër e kryer nga shtetasi K. J. (M.), në janar të këtij viti, në Sarandë, ku ky shtetas vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Lini një Përgjigje