
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Poçem, Mallakastër.
Sipas policisë mësohet se një 35 vjeçar, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje