
Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me drogë në një parking.
Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në Pesaro ku autoritet italiane kanë kapur në flagrancë tre shqiptarët të moshave 20, 28 dhe 34-vjeç, të cilët kishin me vete rreth 300 gramë kokainë.
Sipas mediave italiane, skuadra e antidrogës kishte vënë nën hetim tre shtetasit shqiptarë dhe arrestimi ka ndodhur në një parkim në sheshin e Pesaros.
Mësohet se 20-vjeçari e ka sjellë drogën tek dy bashkëatdhetarët e tij, të cilët më pas do e shpërndanin nëpër qytetin e Pesaros.
Vënia në pranga u bë e mundur nga një përgjim i telefonatave nga karabinierët, të cilët kanë konstatuar se në momentin që ata ndodheshin në parkim, droga do të dorëzohej nga i riu shqiptar tek bashkëkombasit e tjerë.
Ata janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ku po presin dënimin e tyre nga gjykata.
Lini një Përgjigje