TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2023, 18:41

Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbulohet identiteti i autorit nga Elbasani

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbulohet identiteti i autorit nga

Leonard Refik Kurti është 45-vjeçari nga Elbasani, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po ashtu nga Shqipëria.

Ditën e sotme Kurti u paraqit para gjykatës Greqi pasi është dorëzuar gjatë ditës së djeshme te autoritetet greke.

Ai ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, ishin konfliktuar në lidhje me një sasi parash.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas ata kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbulohet identiteti i autorit nga

Lini një Përgjigje