
Një makinë tip "BMW" është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të “Pushimit të Shoferit”.
Mësohet se “BMW” është shkrumbuar tërësisht dhe dyshimet e para janë që gjithçka të ketë ndodhur si pasojë e një defekti elektrik.
Në momentin e zjarrit, brenda makinës ndodhej shoferi bashkë me dy familjarë. Ata kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar asnjë dëmtim, sapo drejtuesi i makinës ka konstatuar flakët.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja që ka shuar flakët, ndërsa policia ka disiplinuar trafikun e gjatë që ishte krijuar si pasojë e ngjarjes.
Lini një Përgjigje