
Një pushues 48-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në plazhin e Golemit në Kavajë.
Mësohet se pushuesi, i cili banonte në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore. Dyshohet se shkak ishte arresti kardiak.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij, nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por fatkeqësisht 48-vjeçari M.H ndërroi jetë.
Stafi mjekësor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Lini një Përgjigje