
Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u përfshi në një zënkë të dhunshme me dy persona. Policia bën me dije se i mituri, pas një konflikti për motive të dobëta, qëlloi me grushte një person, ndërsa plagosi me thikë një tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas dhe me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje