TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 09:39

“Më kërcënonte me jetë”, del para gjykatës 45-vjeçari shqiptar që vrau shokun e tij në Selanik

Shkruar nga Pamfleti

“Më kërcënonte me jetë”, del para gjykatës

Leonard Refik Kurti që vrau shokun e tij në Selanik këtë të martë ka dalë para gjykatës dhe ka kërkuar që të shtyhet seanca e tij pasi nuk është në gjendje që të japë deklaratën.

Ndaj Kurtit është ngritur procedim penal për vrasje në gjendje të qetë shpirtërore, si dhe për armëmbajtje pa leje (për thikë të gjetur në shtëpinë e tij).

Vrasja është kryer mesditën e së enjtes së kaluar, ndërsa 24 orë më vonë 45-vjeçari është vetëdorëzuar vullnetarisht në Polici, duke rrëfyer aktin e tij.

Vetë ai, i marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës së Selanikut, duket se ka argumentuar se së fundmi është kërcënuar nga viktima, për shkak të mosmarrëveshjeve financiare.

“Nuk kisha ndërmend të vrisja. Më kërcënoi jetën dhe më sulmoi”, i tha policisë, duke përshkruar skenën e vrasjes.

45-vjeçari, baba i tre fëmijëve të mitur, sipas informacioneve ka dëshmuar se armën me të cilën ka kryer krimin e ka blerë për arsye mbrojtjeje, për shkak të kërcënimeve që pretendon se merrte.

Pasi qëlloi dy herë 50-vjeçarin, ai është larguar nga vendi i krimit me makinën e tij dhe është nisur drejt Halkidikisë, nëpërmjet autostradës Selanik-Neon Moudania.

gjykate shqiptar selanik vrasje

Lini një Përgjigje