TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 09:57

I dogjën makinat në Vlorë, flasin pronarët: Nuk kemi konflikte me askënd, policia të gjejë autorin

Shkruar nga Pamfleti

I dogjën makinat në Vlorë, flasin pronarët: Nuk kemi

Tre makina u dogjën mëngjesin e ditës sotme në lagjen 28 Nëntori në qytetin e Vlorës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që ka vendosur zjarrin në një automjet dhe më pas është larguar. Pasi ka vendosur zjarrin dyshohet se është dëmtuar edhe vetë gjatë momentit kur është larguar.

Një nga pronarët e makinës tip 'Ford' tha se nuk ka dyshime se kush mund t'ja ketë vënë zjarrin makinës.

“Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin.”, u shpreh Nerizan Hoxha, një nga pronarët e makinave të djegura.

Ndërkohë edhe pronarja e një prej automjeteve ka folur për mediat, ku deklaron se mjeti është në pronësi të djalit të saj dhe nuk kanë konflikt me askënd.

“Kemi këtë makinën e kuqe. Është e djalit, djali është është elektriçist. Nuk kemi konflikt me askënd. Zoti e di sesi ka ndodhur. Nuk dyshojmë te askush se nuk kemi konflikte, asgjë”, shprehet gruaja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ku makinat kanë qenë të parkuara poshtë pallatit. Dyshimet e para të policisë janë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi dy prej makinave, tip Golf dhe Fordit i është vendos lëndë djegëse dhe me pas kanë marrë flakë. Ndërsa makina tjetër që ishte parkuar në mes të të dyjave ka marrë flak pasi ka qenë afër këtyre të dyjave që po digjeshin.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit tek makinat dhe kanë shpëtuar dhe makina të tjera të parkuar në atë zonë. Policia ka marre në pyetje pronarët e mjeteve, ndërkohë po këqyr dhe kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë.

policia pronare makina vlore

Lini një Përgjigje