TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 15:41

Aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, Apeli kthen në burg Indrit Ukën

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës, Apeli kthen

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “arrest në burg” për 24-vjeçarin Indrit Uka, i cili përplasi për vdekje studenten 22-vjeçare Erisa Aliaj, në zonën e ish-Kënetës në qytetin e Durrësit.

Uka gjatë seancës ka kërkuar të caktohet e njëjta masë arresti shtëpiak, por ishte prokuroria e cila kërkoi vijimin e hetimeve për Ukën nga qelia e paraburgimit, kërkesë kjo e pranuar nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë akt-ekspertimi përfundimtar ka nxjerr fajtor të aksidentit drejtuesin e mjetit Indrit Uka, sipas të cilit, në bazë të matjeve të kryera në terren, ka vepruar në kundërshtim me Kodin Rrugor, duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

aksidenti durrës indrit uka

Lini një Përgjigje