TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 08:04

Detaje të reja/ Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 5 shqiptarë, viktimat po udhëtonin drejt Malit të Zi

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja/ Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 5

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Greqi, ku 5 shqiptarë humbën jetën. Ngjarja ndodhi në unazën e Edessë.

Mediat raportojnë se pesë personat e aksidentuar me origjinë shqiptare, ishin punëtorë sezonalë dhe po shkonin në drejtim të Skydra të Malit të Zi. Bëhet me dije se për arsye ende të paqarta, mjeti ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, nga mjeti i shkatërruar u nxorën të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri para në makinë ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari. Tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.

detaje aksident greqi

Lini një Përgjigje