TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Korrik 2023, 21:49

Shpërdoruan detyrën, arrestohen 2 punonjës të IKMT-së në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Shpërdoruan detyrën, arrestohen 2 punonjës të IKMT-së

Dy punonjës të IKMT-së janë arrestuar pasditen e sotme nga policia e Beratit për shpërdorim detyre. Ata janë arrestuar në banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë sjellë në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot për ta në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat.

Punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.

"Shtetasit E.B. dhe A.D., të dy inspektorë të IKMT-së akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Mësohet se këta dy shtetas ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime etj ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr", njoftoi policia.

punonjes ikmt arrestim

Lini një Përgjigje