
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e tre makinave në Vlorë, ndërsa burimet e policisë konfirmojnë se autorët kanë ngatërruar automjetin që kishin porosi për t'i vënë flakën.
Bëhet me dije se automjeti i porositur nuk ka qenë fare targeti i sulmit makinat e djegura.
Elton Lushaj i dyshuar si porositësi, personi i shpallur në kërkim, ka dhënë porosi për djegien e një automjeti ngjyrë të kuqe që ishte parkuar në lagjen Pavarësia në një vendndodhje fikse të dhënë prej tij.
Autori ka shkuar teksa në vendngjarje kanë qenë dy automjete thuajse të njëjta. Autori i ka vendosur flakën njërës prej tyre ngjyrë të kuqe dhe më pas nga pakujdesia bidoni më benzinë ka marrë zjarr duke e hedhur dhe duke djegur edhe dy të tjera.
Këto si dëshmi i kanë dhënë vetë personat e arrestuar në flagrancë në komisariatin e Vlorës teksa kanë treguar edhe porositësin e kësaj ngjarje.
Lini një Përgjigje