TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 13:19

Vrasja e shqiptarit në Angli, në kërkim 6 persona; 4 prej tyre shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e shqiptarit në Angli, në kërkim 6 persona; 4 prej tyre

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Fatjon Oruçit në East Dene të Londrës ditën e Vitit të Ri të vitit të kaluar.

Orgust Xhebexhiu 38 vjeç, Gazmend Shehu 33 vjeç, Xhelal Kasa 25 vjeç dhe Korab Shahini 25 vjeç janë personat në kërkim për vrasjen e 22-vjeçarit.

Policia beson se dy burra të tjerë të paidentifikuar gjithashtu mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes.

Sipas mediave të huaja, ai u gjet i pajetë me plagë të shumta në trup, ndërsa besohet se është rrahur dhe goditur me thikë.

"Ne duam të dëgjojmë nga kushdo që ka parë ose ka folur me Xhebexhiun, Shehun, Kasën ose Shahinin kohët e fundit, ose e di se ku mund të qëndrojnë. Të katër burrat dihet se frekuentojnë Rotherhamin. Ne gjithashtu dëshirojmë të flasim me këdo që beson se e di identitetin e dy burrave të tjerë. Nëse shihni ndonjë nga burrat në foto, ju lutemi mos iu afroni atyre, por telefononi 101", njoftoi zëdhënësi i policisë së South Yorkshire.

Burrat në foto sipas radhës janë:

1 – Gazmend Shehu

2 – Korab Shahini

3 – Xhelal Kasa

4 – Orgest Xhebexhiu

5 – Burri i panjohur 1

6 – Burri i panjohur 2

Vrasja e shqiptarit në Angli, në kërkim 6 persona; 4 prej tyre

vrasje shqiptari angli

Lini një Përgjigje