TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 08:32

Atentati te Xhamlliku, Klaudio Prendi u qëllua sapo doli nga lokali ku ishte me miqtë; policia shoqëron disa persona

Shkruar nga Pamfleti
Atentati te Xhamlliku, Klaudio Prendi u qëllua sapo doli nga lokali ku
Klaudio Prendi 

Detaje të reja kanë dal nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Klaudio Prendi u qëllua sapo doli nga një lokal dhe mësohet se ka qenë i vetëm në momentin që është qëlluar nga autorët.

Ai ka qenë në një lokal në zonën e Xhamllikur i shoqëruar nga persona të tjerë dhe më pas ka dal nga lokali për të hipur në makinë dhe në këtë momnet është qëlluar.

Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Policia ka shoqëruar disa persona që janë marr në pyetje që mund të kenë dijeni dhe mund të kenë informacione në lidhje më këtë ngjarje.

28-vjeçari fillimisht mbeti i plagosur në vendngjarje dhe shokët me të cilët shoqërohej e dërguan me makinën e tij tip “Benz G Class” drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra.

Në automjet janë konstatuar disa plumba nga ana e shoferit dhe në xhamin e parë të saj.

Policia pak minuta më vonë gjeti një makinë duke u djegur në zonën e Farkës, e cila dyshohet se është e ekzekutorëve të Klajdi Prendit.

Policia po heton në disa pista për zbardhjen e atentatit ndaj të riut ndërsa është në kërkim të ekzekutorëve të cilët dyshohet të jenë më shumë se dy.

klaudio prendi 

Lini një Përgjigje