TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 08:23

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, i riu telefonon policinë: Qëlluan drejt makinës time!

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, i riu telefonon

Një qytetar ka kallëzuar në polici mbrëmjen e djeshme se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Stom Golem, të Shkodrës.

Shtetasi me iniciale S. K., dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale në mjet.

"Mbrëmjen e djeshme, shtetasi S.K, ka telefonuar në Sallën Operative se në vendin e quajtur Stom Golem, Shkodër, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri i cili  dyshon se është qëlluar në drejtim të automjetit në pronësi të tij. (Pa shkaktuar dëme materiale në automjet).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje