TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 07:28

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, reagon shkolla ‘Fan Noli’: Jemi të tronditur! Nesër mësimi nis ndryshe

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, reagon shkolla ‘Fan
Shkolla ‘Fan Noli’

Shkolla ‘Fan Noli’ ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët.

Në një reagim në Facebook, shkolla ‘Fan Noli’ , shkruan se u tronditën nga kjo ngjarje dhe nesër shkolla do të nisë ndryshe pa Martinin.

“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm  të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll”, shkruan shkolla ‘Fan Noli’.

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli është identifikuar. Mësohet se autori i goditjes me thikë është adoleshenti me iniciale M. P. Autori dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli.

Teksa konflikti ka agravuar, raportohet se adoleshenti me iniciale M. P. ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin. Pasi është goditur me thikë, i mituri është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe ka nisur të humbë gjak, më pas është rrëzuar në trotuarin para shkollës

shkolla ‘fan noli’ martin cani

Lini një Përgjigje