TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2024, 19:10

Aksident i rëndë në Divjakë, 39-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Divjakë, 39-vjeçarja përplas

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 90-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Mizë, në Divjakë dhe se 90-vjeçari ka ndërruar jetë pas dërgimit në spitalin. Ndërkohë që policia mësohet se ka shoqëruar në komisariat drejtuesen 39-vjeçare.

Grupi hetimorë nga ana tjetër po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N., rreth 90 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja J. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje