
5 persona janë shoqëruar në komisariat nga policia, mes të cilëve edhe 3 të miturit që dyshohet se janë autorë të vrasjes së një bashkëmoshatari të tyre, 14 vjeçar, dhe plagosjes së një tjetri.
Personat e shoqërua do të merren në pyetje nga policia. Ndërkohë që kujtojmë se ngjarja ndodhi pas orës së 6 të mësimit, teksa dy 14-vjeçarët, u sulmuan në një rrugicë nga 3 bashkëmoshatarët e tyre me grushte dhe më pas me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamera sigurie, ndërsa krimi mësohet se ka ndodhur brenda 90 sekondave. Dyshimet e para janë se konflikti mes 5 të miturve, të gjithë 14-vjeçarë, ka nisur në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje