TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2024, 15:57

Tentoi të kalonte 331 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 36-vjeçari në Muriqan!

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të kalonte 331 mijë euro të padeklaruara, arrestohet

Një 36-vjeçar është arrestuar, ndërsa një 35-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi tentuan të kalonin nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, 331 mijë euro të padeklaruara, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Fadil Halmusaj dhe pasagjer shtetasin 35-vjeçarin.

Në dy hapësira të modifikuara, në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjeti), u gjet shuma e parave. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Njoftimi i policisë

PKK Muriqan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për goditjen e një rasti të mosdeklarimit të parave që dyshohet janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.  

Për këtë rast u arrestua shtetasi F. H., 36 vjeç, banues në Kryemadh, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 35 vjeç, banues në Lezhë.   

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin F. H. dhe pasagjer shtetasin P. M.  Në dy hapësira të modifikuara (në pjesën e tavanit dhe të bagazhit të automjetit), u gjetën 331 000 euro, që këta shtetas po tentonin t’i futnin ilegalisht në Shqipëri.   

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë. 

Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje