TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2024, 15:46

Operacioni kundër kriptovalutave, zbardhen emrat e të arrestuarve në Tiranë dhe Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni kundër kriptovalutave, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga policia dhe prokuroria në kuadër të operacionit në Tiranë dhe Shkodër kundër kriptovalutave.

Sipas informacioneve zyrtare, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se janë përdorur në aktivitete të paligjshme.

Si rezultat i hetimeve është provuar se shtetasit e arrestuar, individualisht ose me cilësinë e administratorëve të subjekteve ekonomike në Tiranë dhe në Shkodër, këmbenin monedha virtuale në para dhe anasjelltas, pa qenë të pajisur me licencën e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Nga kontrollet e kryera në 32 ambiente, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale: 13 pajisje kompjuterike, 27 celularë dhe rreth 750.000 euro, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

Në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, po vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale, të cilët kanë përdorur kriptomonedhat si mekanizma pagese nëpërmjet grupeve kriminale.

Personat e arrestuar:

1.      Arlin Kajo

2.      Lidra Leka

3.      Pirro Verdhi

4.      Valentino Leka

5.      Riduan Bajrami

6.      Ridvan Nuhiji

7.      Nexhmedin Sali

8.      Muhamed Saraçi

9.      Aurora Bregu

10.  Frederik Sinanaj

11.  Aldi Ruli

12.  Tedi Agastra

13.  Arberor Agastra

14.  Spartak Gjoçi

15.  Armando Gjoçi

16.  Jonid Lazaj

17.  Genci Sula

18.  Dorian Dodaj

19.  Denard Dani

Lini një Përgjigje