
Kryeqyteti u trondit sot nga një sherr me thika mes disa të miturve nxënës të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' ku për pasojë një 14-vjeçar ndërroi jetë.
Siç u raportua më parë, 14-vjeçari është goditur në zemër dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë që një tjetër 14-vjeçar ndodhet në gjendje stabël në spital.
Fillimisht u raportua vetëm për 1 të vdekur dhe 1 të plagosu, por tani është mësuar se dhe një adoleshent i tretë ndodhet në spital. Sipas informacioneve ai ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagosur në krahun e majtë.
Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes. Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje