TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2024, 14:36

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ U godit me thikë nga bashkëmoshatari, ndërron jetë nxënësi i shkollës 'Fan Noli'

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ U godit me thikë nga

Njëri nga adoleshentët e përfshirë në një sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli”, ka ndërruar jetë.

14-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër. Viktima është shtetasi me inicialet M. C.

Ndërkohë, i plagosuri tjetër, i cili ka marrë plagë në gjoks, është në gjendje stabël.

"Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qema Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit."-njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje