
Mesditën e sotme, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Një nga dëshmitaret okulare shprehet se ka parë njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë, ndërsa theksoi se nuk ndërhyri askush.
Ndër të tjera gruaja e moshuar tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuqe, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.
“S’pashë gjë. Ai (i mituri) ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty. Tani që e pashë në televizor. Atë (të miturin) që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë. Erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast? Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua”, tha dëshmitarja, për “Top Channel”.
Lini një Përgjigje