
Një rrjet trafiku i drejtuar nga shqiptarët është goditur nga policia italiane. Rrjeti operonte në zonën e “L’Aquila”.
Policia ka ekzekutuar 30 urdhra ndalimi, ku 26 ishin masa arrest me burg, një arrest shtëpie dhe një tjetër detyrim paraqitjeje.
Raportohet se banda ka vepruar nga 2021 në 2024, ndërsa kishte si veprimtari të sajën shitjen me pakicë të lëndëve narkotike si kokaina.
Anëtarët e saj ishin nga Shqipëria, Italia dhe Maqedonia e Veriut, me lidhje familjare mes tyre. Banda drejtohej nga tre persona me kombësi shqiptare, maqedonase dhe ukrainase
Sipas mediave italiane, nga 26 personat për të cilat Gjykata ka vendosur masat e sigurisë me burg, 6 kanë humbur gjurmët, ndërsa janë shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.
Masat e sigurisë janë lëshuar për: Kujtim Raboshta, Shaban Iseni, Ergys Arrinjeti, Anna Pysanets, Iljas Beshiri, Arminson Hodaj, Latif Ademi, Terenzio Ferrari. Vincenzo Silva, Alessio Cuçhiarelli, Loris Zaçagnini, Elgadaf Hamidi, Alexandru Ionut Enea, Simona Coço, Ardit Hodaj, Michele Franco, Salvatore Riçiardi, Stefania Valente, Arjan Toci, Alvaro Zhupaj, Redjol Zhupai, Aldesar Zhupaj, Domenico Di Pietro, Olsi Kapllanaj, Filsnik Aljia, Egdon Buzalli.
Ndërkohë Francesca Sbaffo, Ezgona Iseni dhe Sabastian Rrasa janë në arrest shtëpiak, ndërsa Alessandro Ferrari në detyrim paraqitje.
Gjatë operacionit u kontrolluan edhe 12 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale të mbajtjes dhe shitjes së kokainës me rolin e shtytësve të grupit kriminal.
Veprimtaritë hetimore, pas të cilave u hetuan gjithsej 42 persona, bënë të mundur konstatimin sesi kjo organizatë kriminale që vepronte kryesisht në Abruzzo dhe gjithashtu në Lazio, arrinte të menaxhonte dhe tregtonte sasi të konsiderueshme kokaine me një portofol klientësh prej rreth 650 personash dhe me një qarkullim të konsiderueshëm të vlerësuar në rreth 1 milion e 966 mijë euro.
Lini një Përgjigje