TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2024, 21:16

E rëndë në Itali/ Shpërthen magazina e fishekzjarreve, humbin jetën 18-vjeçari shqiptar dhe dy motra binjake

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali/ Shpërthen magazina e fishekzjarreve,

Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy vajza 26-vjeçare, motra binjake kanë humbur jetën si pasojë shpërthimit në një depo ilegale fishekzjarresh në Herculaneum.

Sipas mediave për të riun shqiptar kjo ishte dita e tij e parë e punës, dhe në momentin kur ka ndodhur shpërthimi tre të rinjtë kanë qenë duke ngrënë drekë.

Gjithashtu raportohet se fabrika ku ata punonin ishte e palicencuar, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Na thirri policia, duke na thënë se fabrika e fishekzjarrëve ku qëndronin dhëndri im 18-vjeçar dhe dy vajza rreth të njëzetave, kishte shpërthyer. Nga sa dimë nuk kishte njerëz të tjerë brenda kasolles sepse dhëndri im na telefonoi në orën 13:00 duke na thënë se po hante një sanduiç me vajzat dhe ato ishin vetëm në ndërtesë. Ishte dita e parë e punës për të tre . Nga sa kuptojmë  fabrika u hap mes të premtes dhe të dielës dhe sot ishte dita e parë aktuale e punës. Nuk e di kush e drejton, di vetëm që sot ne mëngjes kane shkuar ta marrin dhëndrin përpara një lokali për ta çuar në punë", tha një dëshmitarë.

Lini një Përgjigje