TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 07:35

Detaje nga atentati në Tiranë/ I riu u mbajt nën vëzhgim nga autorët, u qëllua me silenciator sapo u fut në 'G-Class'

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga atentati në Tiranë/ I riu u mbajt nën vëzhgim nga

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i të riu Klajdi Prendi në Tiranë.

Mësohet se 28-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur viktima është futur në automjetin e tij G-Class.

Sapo viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba.

Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.

Ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në 4 ditët e fundit. Në 14 nëntor u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij. 52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.

 

detaje atentat tirane g class

Lini një Përgjigje