TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 07:54

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, makina e OSHEE përplaset me një autoveturë; plagosen rëndë dy punonjësit

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, makina e OSHEE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (18 nëntor) në aksin Tiranë- Fushkrujë në afërsi të Larushkut.

Sipas burimeve, një autoveturë ka goditur nga pas një makinë të OSHEE dhe për pasojë janë plagosur rëndë dy punonjës të OSHEE të cilët po ktheheshin nga riparimi i një difekti.

Të dy punonjësit janë dërguar me urgjencë te trauma, ku pritet ti nënshtrohen ndërhyrjeve ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti që goditi makinën e OSHEE, por nuk përjashtohet edhe ndonjë gabim njerëzor nga ana e punonjësve të OSHEE të cilët si pasojë e mungesës së stafit janë të detyruar të punojnë dy apo më shumë turme pa ndërprerje.

Lini një Përgjigje