TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Nëntor 2024, 07:43

E bërë shoshë nga plumbat, kjo është makina 'G-Class' në të cilën u ekzekutua 28-vjeçari Klaudio Prendi te Xhamlliku

Shkruar nga Pamfleti
E bërë shoshë nga plumbat, kjo është makina
Klaudio Prendi

Kjo është makina në të cilën ndodhej Klaudio Prendi, 28-vjeçari i cili u vra me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Sipas informacioneve, i riu sapo kishte dalë nga një lokal për të hyrë në makinën e tij, 'G- Class' ngjyrë gri, e cila është mbushur plot me vrima plumbash.

E bërë shoshë nga plumbat, kjo është makina

Dyshohet se 28 vjeçari është qëlluar me silenciator.

Një makinë e djegur është gjetur në Farkë që sipas policisë, është përdorur në atentatin ndaj Prendit. Sakaq, disa persona që ndodheshin në disa lokale në zonë në momentin e ngjarjes janë shoqëruar në polici.

Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në quytetin e Pukës.

Ai është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u dorëhoq pasi filloi vetingu, por që njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj. 

Fillimisht u raportua se ai mbeti i plagosur dhe u transportua në Spitalin e Traumës, por më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë rreth një orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka gjetur një makinë të djegur me targa të huaja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit.

 

klaudio prendi atentat

Lini një Përgjigje