
Një 40-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm pasi dyshohet i ka shpërthyer bombola e oksigjenit teksa ishte duke peshkuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.
Është bërë i mundur identifikimi i 40-vjeçarit, Ardit Alikaj, i cili ishte duke peshkuar me veshje polumbari.
Bëhet me dije se, trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili më pas ka njoftuar policinë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lini një Përgjigje