TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2023, 10:21

Automjeti bie në lumë, humbin jetën tre anëtarë të familjes Pacolli në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Automjeti bie në lumë, humbin jetën tre anëtarë të

Tre anëtarë të familjes Pacolli janë përfshirë në një aksident rrugor dhe si pasojë kanë humbur jetën. Pasditen e djeshme në rrugën Shkup-Bllacë, të Maqedonisë së Veriut, një automjet ra në lumin Lepenc.

Sipas konfirmimit nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në automjetin tip 'BMW' kanë qenë 4 persona, njëri prej të cilëve është shpëtuar dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Ndërkohë biznesmeni Behgjet Pacolli, në një postim në rrjetin social Facebook ka sqaruar se kush janë viktimat. Pacolli deklaron se këtë tragjedi kanë humbur Naim, Merita dhe Ermal Pacolli.

“E përjetoj me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetën. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit e i uroj shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, shkruan Pacolli.

automjeti aksident pacolli

Lini një Përgjigje