Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një vajzë 8-vjeçare, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 5 të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Bishqem. Siç shihet dhe nga pamjet, për shkak të përplasjes makina tip “Golf” ka përfunduar mbi bordura. Mësohet se dhe vajza që ka ndërruar jetë ka qenë në këtë makinë. "Golfi" rezulton me targa të Maqedonisë së Veriut dhe drejtohej nga T.B, e cila është përplasur me një makinë me drejtues shtetasin A.H, banues në Kavajë. Gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj 8 dhe 11 vjeç. Për pasojë vjaza e vogël ka ndërruar jetë, ndërsa 11-vjeçarja ka mbetur e plagosur. Bashkë me të ëmën ato ndodhen në spital.
Po ashtu janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, edhe shtetasi A. H. dhe 2 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por dyshimet janë parakalimi i gabuar ose shpejtësia e lartë.

Lini një Përgjigje