TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2023, 14:18

Shfrytëzonin 22-vjeçaren për prostitucion, arrestohen 3 të rinj; në kërkim 2 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Shfrytëzonin 22-vjeçaren për prostitucion, arrestohen 3 të

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 të rinj, të cilët shfrytëzonin një 22-vjeçare për prostitucion. Në kuadër të operacionit “Flower”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit: B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe  Xh. K.,  30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen  L. T., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi  i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasit B. K. dhe Xh. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit,  kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, shtetases L. T. iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe shtetasi E. Z., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit V. T. dhe M. V., për veprat penale  “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë, 300 000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta”.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

policia durres

Lini një Përgjigje